Tepelenë/Arrestohet i kërkuar për trafik droge, në pranga 3 të tjerë për vjedhje me armë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:54 05-03-2015 Tepelenë/Arrestohet  i kërkuar për trafik droge, në pranga 3 të tjerë për vjedhje me armë

Shtetasi Erion Ruçi, 32 veç, i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës.

Ruçi u arrestua në aksionin për kapjen e personave të përfshirë në një vjedhje me armë më datë 2 mars 2015 në fshatin Dukaj të Tepelenës.

32-vjeçari u kap tek po tentonte të largohej me një furgon mallrash drejt Delvinës. Policia ka arrestuar edhe 3 shtetasit e tjerë të përfshirë në vjedhjen e ndodhur në fshatin Dukaj.

Kështu kanë rënë në pranga Arbër Petani, 23 vjeç, Geraldo Qeriza, 28 vjeç, Behar Islami, 31 vjeç. Ndërkohë që janë  shpallur në kërkim shtetasit A.R,32 vjeç  banues në Delvinë dhe L.S, 27 vjeç.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mhill Fufi: Nuk di për asnjë vrasje të planifikuar, s’më ka mbrojtur askush
Transferimi i prokurorit Eugen Beci, Llalla: Nuk ka lidhje me ngjarjet »
Article Logic
Execution time: 0.013718843460083
array(1) { ["section"]=> string(92) "tepelene-arrestohet-i-kerkuar-per-trafik-droge-ne-pranga-3-te-tjere-per-vjedhje-me-arme-5015" }