Policia e Tepelenës ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjesimin e 1100 rrënjë kanabis sativa në dy fshatra të këtij qyteti.
Bima narkotike është zbuluar në fshatrat Kamçisht dhe Xhaxhaj, ndërsa raportohet se ishte mbjellë pranë shtratit të përroit. Policia ka asgjesuar bimën narkotike në vend me anë të djegies.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.