Teqeja e Melçanit, Lame: Si mund shkatërrohet një monument duke harxhuar edhe një thes me para

Publikuar tek: aktualitet, më 15:41 13-04-2015 Teqeja e Melçanit, Lame: Si mund shkatërrohet një monument duke harxhuar edhe një thes me para Sot, pamja e oborrit të Teqesë së Milçanit

Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame ka qenë sot në Korçë nga ku nuk i ka shpëtuar dot pamja e transformuar e Teqesë së Milçanit për të cilën, Lame thotë se është shkatërruar dhe betonuar në mënyrë të shëmtuar. Këtë fakt Lame e denoncon edhe nëpërmjet fotove të realizuara nga fotografi Alket Islami në vitin 2013 për të bërë kështu një krahasim të asaj çfarë ka qenë dje dhe çfarë është bërë sot Teqeja e Milçanit.

“Si mund të shkaterrohet nje monument, duke harxhuar edhe nje thes me para. Teqja e Melcanit është një nga teqetë më të vjetra të Shqipërisë Jug-Lindore dhe ndoshta e vetmja teqe e fortifikuar e mbetur në këmbë. Ngrihet maje një kodre në zonën Perëndimore të kodrave në hyrje të Korçës dhe rrezë saj kalonte rruga e vjetër Kolonjë-Pogradec. Gjatë regjimit u perdor si repart ushtarak dhe kjo bëri që t’i mbijetonte kohës”, shkruan Lame duke dhënë edhe kordinatat e sakta të vendndodhjes të Teqesë së Milçanit .

“Me ndihmën e Alket Islamit i kam bërë një seri fotografish ajorore Teqesë në janar të vitit 2003. Shyqyr që i bëra. Sot prej teqes origjinale nuk ka mbetur praktikisht asgjë. U shkatërrua gjithçka në vitin ... 2014 !!!
Në vend të godinave origjinale u ngritën një seri shëmtirash arrogante prej tullash dhe betonarmeje.
E kotë të them se Instituti i Monumenteve as që e di që ekzistonte kjo teqe, e jo më të ndërhynte”, shkruan më tej Lame duke ia atribuuar kështu edhe një pjesë të përgjegjësisë Institutit të Monumenteve të Kulturës për pasivitetin ndaj këtij shkatërrimi kulturor. {gallery}teqeja{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia arreston 4 persona, një prej tyre kërkohej për “vrasje në tentativë”
BE, Fleckenstein: Të zbatohet marrëveshja për dekriminalizimin. Fajon: Deklaratat e Ramës të papranueshme »
Article Logic
Execution time: 0.0094010829925537
array(1) { ["section"]=> string(97) "teqeja-e-melcanit-lame-si-mund-shkaterrohet-nje-monument-duke-harxhuar-edhe-nje-thes-me-para-8590" }