Terapia që trajton artitin dhe tret dhjamin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:09 21-07-2016 Terapia që trajton artitin dhe tret dhjamin

Shkencëtarët nga Universiteti i Uashingtonit po zhvillojnë një teknikë për të tretur dhjamin në bark si dhe për të trajtuar sëmundjen e artritit.

Terapia 2 në 1 do të trajtojë artritin, ndërkohë që do të zhdukë dhjamin në bark.

Shpresohet që “kyçet e reja” të zgjasin për dekada, ndryshe nga përdorimi i protezës, që duhet të zëvendësohet herë pas here.

Kjo terapi do të jetë sidomos e vlefshme për njerëzit në të dyzetat dhe të pesëdhjetat, të cilët kanë dëmtime të kyçeve dhe konsiderohen shumë të rinj për t’iu nënshtruar operacioneve.

Gati 80 mijë britanikë u nënshtrohen operacioneve në kyçe çdo vit, disa prej të cilëve kanë dhimbje të artritit tek kërci që mbron kyçet, thonë ekspertët  në një artikull për Dayli Mail

Shkencëtarë në të gjithë botën po kërkojnë për një mënyrë të re për rritjen e një kërci të ri, i cili mund të përdoret për të riparuar dëmtimin.

Teknika përqendrohet tek qelizat staminale, të cilat mund të kthehen në lloje të ndryshme indesh. Profesori Farshid Guilak ka nisur të nxjerrë qeliza staminale nga dhjami i marrë nga stomaku, me anë të teknikës së thithjes së dhjamit, dhe i ka vendosur  ato në një kornizë të hollë, e projektuar për të futur mbi pjesën që bashkon kyçet. Ai më pas ka përdorur një përzierje të gjeneve të ndryshme për t’i kthyer qelizat staminale në qeliza të kërcit, dhe mbi 6 javë ata janë zhvilluar dhe përhapur tek pjesa e kërcit të kyçeve, duke e rikthyer atë në një gjendje të re.

Profesori ka ruajtur gjithashtu një gjen kundër artritit tek kërci i ri. Ai çliron një substancë kimike që lehtëson inflamacionin dhe parandalon dëmtimin e kyçeve të reja.

Në këtë mënyrë rritet jetëgjatësia e tij dhe parandalohet ose zvogëlohet nevoja për një operacion të dytë. Kjo teknikë po testohet tek kafshët, ndërsa tek njerëzit testimi do të nisë brenda tre vitesh.

Përveç personave të rritur që kanë probleme me artritin, teknika do të jetë ideale edhe për fëmijët që kanë probleme me kyçet, pasi kërci i ri mund të rritet siç duhet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033432960510254
array(1) { ["section"]=> string(49) "terapia-qe-trajton-artitin-dhe-tret-dhjamin-47345" }