Një 19 vjeçar në Rrogozhinë ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë ndaj të atit, të ëmës dhe të motrës.
I arrestuari është Agim D. vetëm 19 vjeç dhe tashmë do të përballet me drejtësinë.
Ngjarja mund të kishte përfunduar në një tragjedi, pasi i riu ka patur edhe një pushkë model 56 që i është sekuestruar menjëherë nga policia duke shmangur kështu një krim të mundshëm.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrogozhinë, bëjnë me dije se, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: - Agim D., 19 vjeç, banues në Rrogozhinë
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, babit A. D., 50 vjeç, nënës R. D., 40 vjeçe dhe motrës S. D., 12 vjeçe. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: - Një armë zjarri, pushkë, model 56.
Materialet proceduriale i;u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale;Dhuna në Familje dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.