“Tërbohet” këshilltarja në muzeun Marubi, plas kërcimi mbi tavolina

Publikuar tek: aktualitet, më 14:55 11-09-2017 “Tërbohet” këshilltarja në muzeun Marubi, plas kërcimi mbi tavolina

Muzeu Marubi në Shkodër ka organizuar një festë private me rastin e largimit në Itali të këshilltares në Bashki Kristi Kola.

Drejtori i muzeut Luçiano Bedeni ka hapur dyert e institucionit artistik në mënyrë që mikesha e tij Kristi Kola, punonjëse pranë Bashkisë së qytetit, të realizonte aty festën për largimin e saj drejt shtetit fqinj.

Nga fotografitë duket qartë që aty po konsumohen pije alkolike dhe muzikë me zë të lartë gjë që më pas ka sjellë dhe kërcimin mbi tavolina.

Nuk dihet nëse këto ambjente mund të përdoren për të organizuar festa apo ngjarje private.

Sipas Report Tv muzeu është inaguruar para një viti dhe ky investim ka kushtuar 700 mije Euro.

I kontaktuar me telefon, drejtori Luçiano Bedeni nuk ka preferuar të prononcohet për ngjarjen edhe pse nga foto duket qartë që ka qënë pjesëmarrës në të.

keshilltarja.jpg

festaprivate.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069730281829834
array(1) { ["section"]=> string(70) "terbohet-keshilltarja-ne-muzeun-marubi-plas-kercimi-mbi-tavolina-91947" }