Tërësisht e pazakontë, qytetari nga Tirana gjen një letër në makinë, befasohet nga shkruesi dhe e publikon

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:42 31-12-2016 Tërësisht e pazakontë, qytetari nga Tirana gjen një letër në makinë, befasohet nga shkruesi dhe e publikon

Një qytetar nga Tirana ka gjetur një letër tërësisht të pazakontë të cilën më pas e ka publikuar në rrjetin social “facebook” me përshkrimin “Mjafton shumë pak për të lënë një gjurmë mirësie”.

Kaq ka mjaftuar dhe komentet e reagimet kanë vërshuar, disa madje e cilësojnë dërguesin “një dashuri”.

Dhe dërguesi na qenkesh një polic bashkiak i cili i shkruan qytetarit ekzaktësisht kështu:

“Përshëndetje,

Kur u largove nga makina, pas 30 minutash pashë që kishe lënë xhamin e derës së pasagjerit hapur, erdha se mos të gjeja tek qendra por nuk të gjeta dhe kam ndenjur deri në orë 5 e 30 afër makinës dhe u largova.

Të fala, polici i bashkisë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018478870391846
array(1) { ["section"]=> string(110) "teresisht-e-pazakonte-qytetari-nga-tirana-gjen-nje-leter-ne-makine-befasohet-nga-shkruesi-dhe-e-publikon-64283" }