“Tereza “dhe Sebastian më të dashuruar se kurrë, FOTOT nga pushimet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:00 02-08-2016 “Tereza “dhe Sebastian më të dashuruar se kurrë, FOTOT nga pushimet

Prej pak kohësh, në televizionet spanjolle ka filluar seriali i tyre i ri “3 veces Ana” (3 herë Ana), i cili ka bërë të gjithë publikun të dashurohen edhe një herë tjetër me çiftin e famshëm Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli, që nuk e patën të lehtë rrugën derisa gjetën dashurinë e njëri-tjetrit.

Por sot, të gjitha kanë kaluar dhe për të dy kjo periudhë ka qenë plot suksese e angazhime artistike, ashtu si edhe me ditë dhe kohë për t’u marrë më njëri-tjetrin.

Pak ditë më parë, aktorja e njohur me rolin e Terezës, në serialin me të njëjtin titull, ka pasur ditëlindjen dhe mes të gjitha urimeve dhe surprizave, nuk kishin si të mungonin disa fjalë zemre nga i dashuri i jetës edhe në profilet sociale: “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime, jeta e dashurisë sime. Të uroj gjithmonë vetëm të mira. Të dua” – i shkruan Sebastian për ditëlindje. Por nuk mungojnë edhe deklarata të tilla si “Rruga jote është rruga ime” apo “Të dua çdo ditë e më shumë...”

Me gjithë ëmbëlsinë që i karakterizon, çifti i ndan me të gjithë momentet më të lumtura dhe deklaratat e dashurisë.

Këto ditë, Angelique dhe Sebastian kanë filluar pushimet dhe në profilet e tyre sociale, shikon foto nga momente të ndryshme ku ata gjenden gjithmonë bashkë, ashtu si edhe raste të çmendura si në këtë video kur janë duke përshkruar një rrugë me motor në Meksikë. Natyrisht, si edhe në rolet e saj, iniciatorja e këtyre çmendurive është gjithmonë Angelique. /Class

{gallery}tereza{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062110900878906
array(1) { ["section"]=> string(70) "tereza-dhe-sebastian-me-te-dashuruar-se-kurre-fotot-nga-pushimet-48455" }