Tërheqja e amerikanëve i la ‘zbuluar’, forcat qeveritare siriane nisen në veri për të ndihmuar kurdët

Publikuar tek: bota, më 18:28 14-10-2019 Tërheqja e amerikanëve i la ‘zbuluar’, forcat qeveritare siriane nisen në veri për të ndihmuar kurdët Foto e marre nga BBC, nisja e trupave qeveritare siriane drejt kufirit verior

Tërheqja e trupave amerikane nga kufiri verior i Sirisë me urdhër të presidentit Trump i la zbuluar dhe të vetme forcat kurde, të cilat nisën të bombardoheshin menjëherë nga Turqia.

Mirëpo, të ndodhur të vetëm përballë egërsisë së forcave turke që nisën luftën nga toka dhe ajri, forcat kurde kanë arritur të bëjnë marrëveshje me qeverinë siriane, e cila ka tashmë është nisur me ushtrinë e vetë drejt kufirit verior, raporton newsbomb.al. Mediat ndërkombëtare dhe mediat shtetërore në Siri shkruajnë se forcat qeveritare të cilat mbështeten dhe nga Rusia, kanë hyrë në qytetin strategjik të Tal Tamer 30 km në jug të kufirit turk.

Marrëveshja e re e kurdëve me forcat qeveritare pritet të ashpërsojë dhe më shumë luftën në veri të Sirisë pasi Turqia i konsideron kurdët si terroristë dhe do të krijojë në kufi një “zonë të sigurtë” për të riatdhesuar rreth 3 milionë sirianë. Forcat kurde ishin aleatët kryesor të Amerikës në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri, i cili pothuaje u asgjësua, ndërsa shumë anëtarë të organizatës mbahen të burgosur, raporton newsbomb.al.

Ndërkombëtarët i druhen një ringjallje të mundshme të grupit të Shtetit Islamik dhe arratisjen e të burgosurve në mes të paqëndrueshmërisë.

Zonat nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët u vunë nën bombardime të mëdha gjatë fundjavës, me Turqinë që fitoi në qytetet kryesore kufitare Ras al-Ain dhe Tal Abyad. Dhjetëra civilë dhe luftëtarë janë vrarë nga të dy palët. Të dielën, Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Mark Esper, njoftoi se, Pentagoni po tërhiqte afro 1.000 trupa nga veriu, duke përmendur frikën se forcat amerikane do të përfundonin të mbërthyer mes "dy ushtrive kundërshtare që përparojnë".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035918951034546
array(1) { ["section"]=> string(105) "terheqja-e-amerikaneve-i-la-zbuluar-forcat-qeveritare-siriane-nisen-ne-veri-per-te-ndihmuar-kurdet-182040" }