Tërheqja e Kosovës nga anëtarësimi në INTERPOL, Daçiç: Serbia u forcua ndërkombëtarisht

Publikuar tek: rajon, më 06:14 16-10-2019 Tërheqja e Kosovës nga anëtarësimi në INTERPOL, Daçiç: Serbia u forcua ndërkombëtarisht

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar pas tërheqjes së Kosovës për t'u anëtarësuar në INTERPOL.

Shefi i diplomacisë serbe është shprehur se Kosova ka tërhequr kërkesën e saj për pranim në Interpol, pasi kuptoi se nuk kanë shansë për të kaluar në votim, ndërsa thekson se kjo është dëshmi e forcimit ndërkombëtar të Serbisë.

“Kjo është dëshmi e pozicionit të forcuar ndërkombëtar të Serbisë dhe një përfundim i iluzionit se Prishtinës i lejohet gjithçka. Prandaj, aktet e njëanshme të Prishtinës nuk mund të kalojnë me Serbinë që është më e fortë”, tha Daçiç.

Ministri gjithashtu ka shtuar se “do të ishte më mirë për Kosovën nëse ata nuk do të kandidonin sepse vota do të tregonte se ata kanë humbur edhe disa nga mbështetësit që kishin”.

“Në shtatë ditët që shkuan, unë kam marrë konfirmimin nga diskutime me ministrat e jashtëm të 81 vendeve”, tha kreu i diplomacisë serbe.

Daçiq gjithashtu ka falënderuar të gjitha këto vende siç thotë ai “për respektimin e integritetit territorial të Serbisë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02372407913208
array(1) { ["section"]=> string(92) "terheqja-e-kosoves-nga-anetaresimi-ne-interpol-dacic-serbia-u-forcua-nderkombetarisht-182227" }