Tërheqje e Bashës? Agron Duka: Njerëzit po acarohen nga Rama, unë besoj që...

Publikuar tek: aktualitet, më 22:59 25-06-2019 Tërheqje e Bashës? Agron Duka: Njerëzit po acarohen nga Rama, unë besoj që...

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ deklaroi se nuk beson se ka tërheqje të kryedemokratit Lulzim Basha nga qëndrimi kundër votimeve të 30 qershorit.

Duka akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama se me retorikën që po përdor kundër opozitës, po i acaron edhe më shumë qytetarët.

Sipas Dukës, ka njerëz jashtë mase të ngarkuar nga ana psikologjike që këto zgjedhje i konsiderojnë të jashtëligjshme

‘Nuk besoj se ka tërheqje. Natyrisht që ndërkombëtarët kanë thënë që jemi kundra dhunës dhe për këtë nuk besoj se dyshon kush. Problemi është të diskutojmë për situatën, a e menaxhojmë dot ne në ditën e zgjedhjeve? Situata është shumë e nderë dhe nuk i shërben as retorika e Ramës. Retorika e përdorur nga ai acaron njerëzit dhe nuk e qetëson situatën. Ka njerëz jashtë mase të ngarkuar nga ana psikologjike që këto zgjedhje i konsiderojnë të jashtëligjshme dhe në këto kushte është e vështirë t’i menaxhosh’, tha Duka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029997110366821
array(1) { ["section"]=> string(78) "terheqje-e-bashes-agron-duka-njerezit-po-acarohen-nga-rama-une-besoj-qe-169760" }