‘Tërhiqe deklaratën’, Oketa 'përplaset me inxhinierin Meçe: Do na hash munë! (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:11 12-12-2019 ‘Tërhiqe deklaratën’, Oketa 'përplaset me inxhinierin Meçe: Do na hash munë! (VIDEO) Gazmend Oketa dhe inxhinieri Arben Meçe

Edhe politikani Gazmend Oketa debatoi këtë mbrëmje në emision me inxhinierin Arben Meçe.

Të ftuar në emisionin 360 gradë, Oketa dhe Meçe kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

Oketa ndërhyri mes debatit të inxhinierit Meçe dhe aktivistit Aulon Kalaja duke i kërkuar inxhinierit që të tërheqë mbrapsht deklaratën kërcënuese se do t’u shkelim me këmbë.

Inxhinieri Arben Meçe mohoi dhe refuzoi të kthente mbrapsht deklaratën që kishte bërë dhe Oketa pas kësaj doli nga kornizat etike duke i dhënë një përgjigje banale.

Pjesë nga debati:

Oketa: Bërë një deklaratë krejt të pavend këtu. Më duket pak mungese ekstreme modestie apo përceptimi realiteti,akush nga ne që jemi këtu në panel përsa kohë nuk është i votuar nga qytetarët shqiptarë nuk mund të flasë në emër të gjithë shqiptarëve. Para një jave ishim në një emision dhe e përmende tre herë që kishe ardhur si ushtar atje. Sot paske ardhur si shefi i shtabit, por si shefi i shtabit të ushtrisë së vdekur.

Harroje atë se mund të na shkelësh ti apo subjekti politik që ti ke në mendje as mua personalisht as qytetarët shqiptarë. Po ta theksoj. Jam votuar më shpesh dhe më shumë se ti nga qytetarët, por nuk kam tagër të flas në emër të qytetarëve shqiptarë. Nëse të ka mbetur sadopak atë deklaratë duhet ta tërheqësh mbrapsht, është deklarata më skandaloze. Nuk dua të të ofendoj, e ofendove boll veten. Por duhet ta tërheqësh mbrapsht.

Meçe: Deklarata më përfaqësuese e asaj klase politike.

Oketa: Të kanë dhënë hapësirë si inxhinier, ti e di vetë sa mund të kesh projektuar dhe ndërtuar, ditke ato të miat. Nuk e di nga e ke marrë informacionin por je duke abuzuar me atë që të kanë thirrur si inxhinier. Herën e kaluar ishte si ushtar sot ke ardh si gjeneral, por si gjeneral i ushtrisë së vdekur. Ai që del dhe i përqafon njerëzit dhe u rreh shpatullat është bërë kaq e sheqerosur sa tha dikush sot në Durrës që po na bën me diabet.

Meçe: Nuk i tërheq asnjë grimë asaj që deklarova.

Oketa: Epo si thonë nga zona e këtyre, do të na hash munë. Dakord? Të më falë publiku.

Meçe: E more vesh durimin tënd. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075719356536865
array(1) { ["section"]=> string(83) "terhiqe-deklaraten-oketa-perplaset-me-inxhinierin-mece-do-na-hash-mune-video-189247" }