Tërhiqen kinezët, Rrugën e Arbrit e merr përsipër kompania shqiptare

Publikuar tek: ekonomi, më 21:06 28-10-2016 Tërhiqen kinezët, Rrugën e Arbrit e merr përsipër kompania shqiptare

Kompania kineze China State Construcion ka tërhequr ofertën e bërë në qeverinë shqiptare në lidhje me ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Por, kjo lëvizje e papritur duket se do të vërë në vështirësi premtimin e qeverisë shqiptare për të nisur punimet në pranverën e vitit 2017.

Sipas burimeve zyrtare kinezët kanë 6 muaj që janë shprehur se nuk do të ndërtojnë këtë rrugë, pasi dhe vetë pala shqiptare këmbënguli në uljen e kostos së ndërtimit. Për ndërtimin e 27 kilometrave të rrugës së Arbrit, kinezët dhanë një ofertë prej 300 milion dollarësh, e cila nëse nuk arrihej të përfitohej nga taksa e rrugës, do të subvencionohej nga buxheti i shtetit.

Por, qeveria shqiptare duhet t’i drejtohet Kuvendit për të shfuqizuar kontratën e nënshkruar gati një vit më parë.
Në këto kushte ekzekutivi duhet të marrë në konsideratë anagazhimin e firmave shqiptare.
Mësohet se kompania Gjoka Construction ka propozuar të përfundojë të gjithë pjesën e mbetur të rrugës së Arbrit, dhe jo vetëm 27 kilometra të saj, për një vlerë prej 190 milion dollarësh. Një komision i ngritur në Ministrinë e Transporteve është duke marrë në shqyrtim këtë ofertë, e cila me sa duket do të jetë fituesja e ndërtimit e rrugës së Arbrit.

Kompania Gjoka është duke ndërtuar tashmë dy lote të kësaj rruge nga ura e Vlashës deri në Bulqizë me një gjatësi prej 2 kilometrash dhe ka ndërtuar 4 më parë 4 kilometra të tjera të saj.
Vetëm në vitet 2013-2015 qeveria aktuale ka investuar 6 miliard lekë, ndërkohë që kërkohen edhe mbi 200 milion euro për të përfunduar segmentin kryesor prej 26.7 km të kësaj rruge.

Ky projekt është iniciuar në vitin 2008, dhe parashikon një gjatësi prej 72 km, krahasuar me lidhjen e vjetër ekziztuese që është rreth 130 km, rreth 50 km më e shkurtër. Ka një gjëresi të planifikuar prej 10.5 m, një pjerrësi maksimale 6,99 %.

Ata që e kuptojnë gjerësinë rrugëve do të shikojnë që është një pjerrësi relativisht e lartë, ka një shpejtësi të planifikuar me rreth 60 km në orë, duke pasur parasysh distancën 50 km, koha që shkurtohet është më pak se 1 orë, që përftohet nga rruga e re. Lartësia e rrugës varion nga 300 në 900 m mbi nivelin e detit. Deri më sot janë investuar nga kjo qeveri 6 mld lekë, në vitin 2013 është investuar në vlerën e 3 miliardëve duke paguar dhe borxhet, në 2014 janë investuar 1,4 mld dhe në 2015 shifra shkon në 1,34 mld lekë. Kjo rrugë ka pasur disa probleme që në konceptim./Monitor/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021144151687622
array(1) { ["section"]=> string(73) "terhiqen-kinezet-rrugen-e-arbrit-e-merr-persiper-kompania-shqiptare-57713" }