Tërhiqet AMF: Çmimet e vëna nga kompanitë e sigurimit të makinave të justifikueshme

Publikuar tek: ekonomi, më 18:55 31-08-2016 Tërhiqet AMF: Çmimet e vëna nga kompanitë e sigurimit të makinave të justifikueshme

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dje i’u kërkoi kompanive të sigurimit të makinave të ulin çmimet pasi ishin të pajustifikueshme. Vetëm një ditë më vonë AFM ka tërhequr fjalën duke konstatuar çmime më të ulëta nga sa ishin llogaritur.

Ky institucion pas takimit urgjent të bordit drejtues të saj ka mbajtur një tjetër qëndrim. Burime për “News 24” bëjnë me dije se në këtë mbledhje, ku të pranishëm kanë qenë edhe ekspertë të tregut të sigurimeve të vetë AMF­-së dhe përfaqësues të kompanive të sigurimit, çmimet e vendosura së fundmi për mjetet motorike janë të justifikuara.

Nga raportet e paraqitura nga kompanitë e sigurimeve ekspertët e AMF-­së kanë arritur të kuptojnë se në fakt çmimet e reja janë më të ulëta se ato të llogaritura nga vetë AMF.

Kjo për shkak të rritjes së taksës mbi Primin në 10% në 2016­-ën nga 3% që ishte më parë dhe pamundësinë e kompanive të sigurimeve për të paguar dëmet e prapambetura nëpërmjet fondit të kompensimit, detyrime të cilat janë akumuluar si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve me shkaktarë të pasiguruar.

Sipas statistikave të Policisë së Shtetit, vetëm në tremujorin e parë të 2016-­ës numri i aksidenteve është rritur me 13%.

Edhe Banka Botërore ka evidentuar përmes një studimi të fundit, se në Shqipëri numri i aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen është mesatarisht 84,7 raste në vit për çdo 100 auto vetura, pra nga më të lartat në Evropë. Sipas këtij studimi të Bankës Botërore kostoja ekonomike e aksidenteve në vendin tonë është mesatarisht 130 milionë euro në vit dhe pjesën më të madhe e paguajnë kompanitë. Ndërkohë që këto të fundit arrijnë të sigurojnë nga tregu vetëm 80 milionë euro, pra dalin me humbje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024567842483521
array(1) { ["section"]=> string(88) "terhiqet-amf-cmimet-e-vena-nga-kompanite-e-sigurimit-te-makinave-te-justifikueshme-51459" }