Tërhiqet Malta, Princi Xhorxh mund ta mbajë dhëmbin prehistorik të peshkaqenit

Publikuar tek: bota, më 19:19 29-09-2020 Tërhiqet Malta, Princi Xhorxh mund ta mbajë dhëmbin prehistorik të peshkaqenit Princi Xhorxh mban në dorë dhëmbin miliona vjeçar

Autoritetet në Maltë kanë vendosur të mos e kërkojnë kthimin e një dhëmbi gjigant të një peshkaqeni prehistorik, të cilin Princit Xhorxh ia dhuroi David Attenborough.

Prezantuesi veteran ambientalist, Attenborough e gjeti fosilin gjatë pushimeve familjare në vitin 1960 në Maltë, tha Pallati Kensington në një deklaratë për media. Ai ia dhuroi Xhorxhit gjatë takimit me familjen mbretërore këtë javë.

Dhëmbi, që i përket një megalodoni, mendohet të jetë rreth 23 milion vite i vjetër.

Dhurata nxiti reagimin e ministrit maltez të Kulturës, Jose Herrera, i cili tha se dhëmbi e ka vendin në muzeun e Maltës, duke premtuar se do të “lëvizë gfurët” për ta rikthyer.

Por në një reagim për CNN këtë të martë, Ministria e Kulturës në Maltë dha se “ministri Herreira nuk ka në plan të ndërmarrë asnjë veprim lidhur me këtë çështje”.

Familja mbretërore apo përfaqësues të Attenborough nuk pranuan të komentojnë lidhur me këtë çështje.

dftr46j6jfgj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011238098144531
array(1) { ["section"]=> string(84) "terhiqet-malta-princi-xhorxh-mund-ta-mbaje-dhembin-prehistorik-te-peshkaqenit-222147" }