Tërhiqet nga kandidimi për Kushtetuesen, gjyqtari që nuk deklaroi 100 mln lekë para Vettingut nga 'pakujdesia'

Publikuar tek: aktualitet, më 11:25 29-01-2019 Tërhiqet nga kandidimi për Kushtetuesen, gjyqtari që nuk deklaroi 100 mln lekë para Vettingut nga 'pakujdesia' Ardian Dvorani

Ardian Dvorani tërhiqet nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese. Dvorani është aktualisht anëtar dhe kryetari i KED.

Gjyqtari është shprehur se ka detyrim Kushtetues për të drejtuar Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë, pasi është anëtar dhe kryetar i këtij institucioni.

“Detyrim kushtetues drejtimi i KED. Konsideroj prioritare drejtimin e KED”- ka thënë Dvorani.

Ndërkohë, kujtojmë se gjyqtari është jo pak emër i lakuar. Pak muaj më parë ai kaloi procesin e vettingut, mirëpo u shoqërua me komente të shumta.

Sipas ILDKPI gjatë kohës kur Dvorani iu nënshtrua procesit të Vettingut, u kostatua se gjyqtari nuk kishte deklaruar shumën prej 100 milion lekësh. Por paravërsisht kësaj, ai e kaloi me sukses procesin, dhe KPK doli në përfundimin se ishte pakujdesi.

Ndërkaq, ku vendim u cilësua si i njëanshëm nga opozita.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072271823883057
array(1) { ["section"]=> string(114) "terhiqet-nga-kandidimi-per-kushtetuesen-gjyqtari-qe-nuk-deklaroi-100-mln-leke-para-vettingut-nga-pakujdesia-150759" }