Një barnë që përdoret nga pacientët me presion të lartë të gjakut dhe probleme të zemrës janë tërhequr nga tregu anglez nga frika se mund të shkaktojnë kancer.
Farmacistët në Britaninë e Madhe paralajmëruan se barna Valsartan është kontaminuar nga papastërti të ndryshme, për shkak të mënyrës se si prodhohet.
Agjencia Rregullatore e Medicinave dhe e Shëndetit (MHRA) zbuloi se papastërtitë e kanë origjinën nga një fabrikë në Kinë.
Për më tepër, trupi i drejtuar nga qeveria, paralajmëroi se papastërtia në fjalë është një kancerogjen i testuar te kafshët.
Zyrtarët evropianë të shëndetësisë po punojnë së bashku për të hetuar shkallën e çështjes dhe çdo ndikim të mundshëm që mund të ketë patur te pacientët.