Tërhiqet trupa gjykuese, tani jepet vendimi për ish-ministrin Saimir Tahiri

Publikuar tek: aktualitet, më 21:31 19-09-2019 Tërhiqet trupa gjykuese, tani jepet vendimi për ish-ministrin Saimir Tahiri Foto ilustruese

Brenda pak çastesh pritet të jepet vendimi i trupës gjykuese të Krimeve të Rënda për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kanë kaluar mbi 5 orë prej tërheqjes së trupës gjykuese për të marrë vendimin, që duket se do të jepet shumë shpejt. Këtë e ka konfirmuar avokati i Tahirit, Maks Haxhia, i cili ka ndërprerë intervistën direkte me një emision televiziv duke thënë “më duhet të iki se tani po tërhiqet trupi gjykues”.

Është e paqartë nëse do të transmetohet direkt në ekranet e televizioneve dhënia e vendimit, pasi në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda janë vendosur aparatura për bllokimin e valëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030115127563477
array(1) { ["section"]=> string(81) "terhiqet-trupa-gjykuese-tani-jepet-vendimi-per-ish-ministrin-saimir-tahiri-179074" }