Tërmet i fuqishëm 6.9 ballë, vdesin 10 persona, shemben qindra shtëpi

Publikuar tek: bota, më 10:59 20-08-2018 Tërmet i fuqishëm 6.9 ballë, vdesin 10 persona, shemben qindra shtëpi

Një seri tërmetesh goditën ditën e diel ishullin e Lombakut në Indonezi.

Sipas mediave të huaja mësohet se 10 persona kanë gjetur vdekjen. Katër nga viktimat janë shënuar në lindje të Lombakut dhe gjashtë në Saumbaëa.

Mëngjesin e së dielës u raportua për një tërmet më magnitudë 6.3 ballë dhe disa orë më vonë një tërmet më i fuqishëm 6.9 ballë, ku pasoi edhe lëkundje të tjera.

Qindra njerëz u plagosën dhe më shumë se 150 shtëpi janë shembur si pasojë e lëkundjeve.

Zyrtarët kanë evakuuar disa pacientë nga një spital në ishullin Sumbaëa dhe në qytetin Mataram, nga frika e shkatërrimit.

Dy javë më parë një tërmet i fuqishëm në Lombak, i mori jetën 460 personave

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012143135070801
array(1) { ["section"]=> string(74) "termet-i-fuqishem-6-9-balle-vdesin-10-persona-shemben-qindra-shtepi-131628" }