Tërmet i fuqishëm 6.9 rihter godet të njëjtin qytet në Kaliforni, raportohen dëme të mëdha (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 05:05 06-07-2019 Tërmet i fuqishëm 6.9 rihter godet të njëjtin qytet në Kaliforni, raportohen dëme të mëdha (FOTO-VIDEO)

Një tjetër tërmet i fuqishëm 6.9 i shkallës rihter ka tronditur Kaliforninë Qendrore ditën e sotme rreth orës 20:20 me kohën lokale.

 

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 15 kilometra nga qyteti malor Ridgecrest, ku raportohen edhe dëmet më të mëdha. Vetëm një ditë më parë po në këtë qytet u regjistrua një tërmet i fortë i shkallës 6.4.

Paraprakisht raportohet për struktura të shembura, njerëz të plagosur dhe disa vatra zjarri të shpërthyera në ndërtesa.

Dëme raportohen edhe në qytetin Bakersfield ndërsa paniku ka përfshirë qindra mijëra banorë që kanë vërshuar jashtë shtëpive. Ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Nevada dhe San Francisco.

Kalifornia shtrihet në një nga zonat sizmike më aktive të planetit, në bashkimin mes dy pllakave tektonike, asaj Paqësore dhe asaj të Amerikës Qendrore.

la-1562384855-s8o6e5jc86sdff4e.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011600971221924
array(1) { ["section"]=> string(107) "termet-i-fuqishem-6-9-rihter-godet-te-njejtin-qytet-ne-kaliforni-raportohen-deme-te-medha-foto-video-171283" }