Tërmet i fuqishëm në Bulqizë, lëkunden disa qytete të Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:37 24-05-2017 Tërmet i fuqishëm në Bulqizë, lëkunden disa qytete të Shqipërisë

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur zona të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë Bulqizën, Tiranën, Elbasanin etj.

Magnituta e tërmetit është 4.4 ballë e shkallës Rihter, me thellësi 2. 5 km. Mësohet se epiqendra është Bulqiza. Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë. 

Banorët e Bulqizës, treguan për newsbomb.al se sa herë që ka lëkundje përjetojnë tmerr, pasi Bulqiza është një zonë sizmike.

“U tmerruam, për një moment nuk lëvizi asnjëri, pastaj vrapuam drejt derës”, kështu u shpreh një punonjës i kompanisë private për newsbomb.al.

“Edhe nxënësit dolën të gjithë jashtë shkollës të alarmuar”, shtoi më tej 25 vjeçari.

Bulqiza herë pas here tronditet nga tërmete, ku më i fuqishëm qe ai i shtatorit të vitit 2009-s, prej 7 ballësh të shkallës Rihter,  ku me qindra banesa në Bulqizë u shkatërruan, ndërsa u lënduan disa persona./Newsbomb.al/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë ndodh çdo ditë në sportelin e Ambasadës Amerikane, gazetari ngre alarmin: Lum kush të rrojë ta shoh Zonjë...
Gjyqi me Saimir Tahirin, Edi Paloka shpallet fajtor dhe dënohet me gjobë »
Article Logic
Execution time: 0.0096049308776855
array(1) { ["section"]=> string(69) "termet-i-fuqishem-ne-bulqize-lekunden-disa-qytete-te-shqiperise-79787" }