Një tërmet është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sot në Tiranë, Peshkopi, Kurbnesh dhe Kukës.
Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.6 i shkallës Righter dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Nuk dihet nëse ka patur dëme materiale, megjithse tërmeti ka qenë i lehtë.
Disa lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti me magnitudë nga 3 deri në 4,6 Shkallë Righter kanë patur si epiqendër Fushë-Arrëzin dhe Kurbneshin.
Në Tiranë, Peshkopi, Fushë Arrëz dhe Kurbnesh është ndjerë në 02:56. Kurse në Kukës tërmeti është ndjerë në 03:12.