Tërmet Peçi s’e heq shiritin nga qafa, Rama: Suedezet e hutuan kur u shfaqën para Ali Pashës! (E thumbon keq edhe për palestrën)

Publikuar tek: barometri, më 07:41 23-05-2018 Tërmet Peçi s’e heq shiritin nga qafa, Rama: Suedezet e hutuan kur u shfaqën para Ali Pashës! (E thumbon keq edhe për palestrën)

Tërmet Peçi, kryebashkiaku i Tepelenës është një personazh jo pak i komentuar në rrjetet sociale, jo vetëm për “fitoren publicitare” por edhe për punën transformuese në qytet.

Nga Tepelena, Rama ka ngacmuar përmes batutave kryebashkiakun që siç tha kryeministri u hutua nga disa turiste suedeze të cilat u shfaqën përpara Ali Pashë Tepelenës për të shkrepur disa foto.

“Suedezet që hutuan tërmetin kur u shfaqen para Ali Pashës, do bëhen me mijëra. Si t’i mbajmë suedezet, jo të vijnë e të bëjnë një foto me Ali Pashën e të ikin, por në mënyrë që paratë t’i shpenzojnë këtu, kjo është sfida”, u shpreh Rama ndërsa ngacmoi më tej Tërmet Peçin.

“Në fund i del llogaria, i merr votat me ato fjalë që thotë për mua.

Kalanë brenda do e rindërtojmë për ta kthyer në një vend ku hyjnë e dalin turistë, do ta lidhim lart Tepelenën me detin poshtë, do bëjmë rrugën që lidh Gusmarin me Kucin, të jetë e lidhur me një rrugë me standarte. Do bëjmë bypass-in e madh të Tepelenës, fillon në fillim të vjeshtës”, premtoi shefi i qeverisë para tepelenasve në palestrën e ndërtuar nga kryebashkiaku që i bëri “qull” në djersë të pranishmit për shkak se mungonte sistemi i ftohjes.

“Shkruaje aty Tërmet, lojëra me dorë dhe sauna, përdoret sipas rastit”, tha Rama ndërsa siguroi se në këtë palestër do vijë menjëherë projekti i ngrohje ftohjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038513898849487
array(1) { ["section"]=> string(130) "termet-peci-s-e-heq-shiritin-nga-qafa-rama-suedezet-e-hutuan-kur-u-shfaqen-para-ali-pashes-e-thumbon-keq-edhe-per-palestren-121771" }