Tërmet Peçi ‘shpërthen’ me dedikime ndaj Ramës: Do flas vënçe, rroftë komandanti jo i Tepelenës por i gjithë Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:08 23-06-2019 Tërmet Peçi ‘shpërthen’ me dedikime ndaj Ramës: Do flas vënçe, rroftë komandanti jo i Tepelenës por i gjithë Shqipërisë

Kandidati i PS për bashkinë e Tepelenës, Tërmet Peçi në fillim të fjalës së tij përpara kryeministrit Rama është shprehur me superlativa.

Peçi i është drejtuar Ramës si hero dhe komandant, ku sipas tij do të bëjnë realitet të gjitha shkarravinat që nuk ka bërë dot opozita.

Peçi ka premtuar se do të flas ‘vënçe’ siç i takon burrave të Tepelenës, duke i falenderuar të gjithë qytetarët.

‘O Tërmet o hero gjithë Tepelena ty të do

I nderuar dhe shumë i dashur komandant nuk do të të lodh, që të bëjmë realitet jo më lotin e dytë që e ka konfirmuar komandanti, të bëjmë realitet ato që ata as shkarravinat s’bënin dot. Të bëjmë realitet jo rrugën e Salarisë, por të bëjmë realitet edhe dy rrugët e rrëzë-Kodrës dhe Leklin, edhe ato 22 kilometra edhe ashtu siç të shkojmë nga Kuçi për në Borsh ashtu të shkojmë edhe në Vlorë. Tepelena për tyja e bën atë që se bën asnjë rreth tjetër. Rroftë komandanti jo i Tepelenës por i gjithë  Shqipërisë shoku Edi Rama. Do flas vënce siç i takon Tepelenës. Se në kuvend burrash vetëm vënçe flitesh. E kam me ata që dëgjojnë por nuk kuptojnë. Më lejoni që në këtë rrrugë të gjatë të falenderoj të gjith tepelenasit, edhe ata që lanë partitë e tyre’, tha Peçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.080738067626953
array(1) { ["section"]=> string(122) "termet-peci-shperthen-me-dedikime-ndaj-rames-do-flas-vence-rrofte-komandanti-jo-i-tepelenes-por-i-gjithe-shqiperise-169451" }