Tërmet/ Shkundet Vlora dhe Gjirokastra në mesnatë, tronditje 5.9 ballë në tokën greke por ndihet dhe në Shqipëri

Publikuar tek: rajon, më 06:04 21-05-2020 Tërmet/ Shkundet Vlora dhe Gjirokastra në mesnatë, tronditje 5.9 ballë në tokën greke por ndihet dhe në Shqipëri Foto ilustruese

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur tokën greke mesnatën e sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, tërmeti ishte me magnitudë 5.9 i shkallës Richter, ndërsa epiqendra e tij ishte në Detin Mesdhe.

Në fillim u raportua se magnituda e tij ishte 6.2, por pas verifikimeve Qendra e Sizmologjisë Europiane raportoi se magnituda e tij ishtë 5.9 Richter, ndërsa thellësia 10 kilometër.

Tërmeti u ndje në disa shtete veç Greqisë, pasi Italia, Malta, Kosova, Kroacia dhe Shqipëria u tronditën nga lëkundjet.

Në vendin tonë ishin qytetetarët e Vlorës dhe Gjirokastrës të cilët u zgjuan nga lëkundjet e tërmetit, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Edhe në Greqi, ku lëkundjet ishin më të mëdha nuk është raportuar deri më tani për asnjë viktimë apo të lënduar, për shkak të largësisë së epiqendrës nga qytetet.

Ndërkohë janë ndjerë edhe paslëkundje në Kretë, por magnituda e tyre ka qenë e vogël.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konfirmohen 14 raste në 24 orët e fundit, Kosova mbi 1000 të prekur nga COVID-19
Lehtësimi i masave ndaj COVID-19, Italia zyrtarizon datën e hapjes për të gjithë aeroportet »
Article Logic
Execution time: 0.014106035232544
array(1) { ["section"]=> string(117) "termet-shkundet-vlora-dhe-gjirokastra-ne-mesnate-tronditje-5-9-balle-ne-token-greke-por-ndihet-dhe-ne-shqiperi-207192" }