'Tërmet, tërmet', Gjiknuri flet për përgjimet e Bild: U kthyen në anektoda, ftoj këdo në sfidë

Publikuar tek: politike, më 19:03 22-06-2019 'Tërmet, tërmet', Gjiknuri flet për përgjimet e Bild: U kthyen në anektoda, ftoj këdo në sfidë

Gjatë takimit në Finiq për fushatën elektorale, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri foli për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild.

Gjiknuri i cilësoi si flluska përgjimesh që pretendon se u kthyen në anektoda.

Ish-ministri ftoi në sfidë këdo të bëjë përgjime, por sipas ti9j, PS do fitojë sërish.

'Pavarësisht se këtu në Konispol jemi pa kundërshtarë, ne në 30 qershor duhet të marrim pjesë masivisht në zgjedhje. Vota e popullit nuk tjetërsohet as me dhunë dhe me ato palo përgjime që nuk mund të përdhosin fitoren e partisë socialiste. Ata flluska përgjimesh u kthyen në anektoda hiperbolesh. I ftoj në çfarëdolloj sfide, le të përgjojnë këdo, ne prapë do fitojmë. . Ata përgjime janë të stisura nuk sulmohen zgjedhjet nga përgjime të dala. Imagjinoni sikur të përgjohet Monika Kryemadhi rreth filxhanit të saj', tha Gjiknuri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019949913024902
array(1) { ["section"]=> string(95) "termet-termet-gjiknuri-flet-per-pergjimet-e-bild-u-kthyen-ne-anektoda-ftoj-kedo-ne-sfide-169314" }