Tërmete të fuqishme godasin Turqinë, i fundit  me magnitudë 6.5 ballë

Publikuar tek: rajon, më 23:39 08-08-2019 Tërmete të fuqishme godasin Turqinë, i fundit  me magnitudë 6.5 ballë Epiqendra e termetit ne Turqi

Një tërmet i madh ka goditur Turqinë, 100km larg detit të Marmaras.

Disa tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Turqinë, rreth 100 kilometra larg detit të Marmarasë.

Tërmeti më i madh me magnitudë 6.5 ballë ka goditur provincën Denizli. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Bozkurtit, në të cilin tërmeti shkaktoi edhe lëndime në njerëz por fatmirësisht pa pasoja me vdekjen.

Observatori Kandilli ka raportuar se tërmeti prej 6.5 ballësh goditi me një rreze prej 10 kilometrash ndër tokë.

Dridhjet u raportuan edhe në provincat e tjera të Ispartas, Muglas, Burdurit dhe Antalias ku u shkatërruan disa shtëpi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009835958480835
array(1) { ["section"]=> string(74) "termete-te-fuqishme-godasin-turqine-i-fundit-me-magnitude-6-5-balle-174769" }