Tërmetet, Dom Gjergj Meta: Jeta jetohet sot! E nesërmja nuk është në dorën tonë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:32 23-09-2019 Tërmetet, Dom Gjergj Meta: Jeta jetohet sot! E nesërmja nuk është në dorën tonë Dom Gjergj Meta

Drejtuesi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale pas lëkundjeve të forta të tërmetit.

Dom Gjergj Meta shprehet mes të tjerash se parimi kryesor që duhet të ndiqet është ndarja e “ligjësisë së natyrës me atë të ligësisë njerëzore”.

“Jeta jetohet sot. E nesërmja nuk është në dorën tonë. Ta lëmë natyrën në ligjësinë e saj e të mos e kompromentojmë me ligësinë tonë”, shkruan ai.

Ai ka folur po ashtu edhe për panikun e përhapur.

"Të dashur miq, pas kësaj fundjave plot panik, i ligjshëm pjesërisht, por pjesërisht i pajustifikuar, sidomos kur përhapet nga njerëz të papërgjegjshëm", shkruan Dom Gjergj Meta.

Mesazhi i plotë:

Mos ta ngatërrojmë ligjësinë me ligësinë. Të dashur miq, pas kësaj fundjave plot panik, i ligjshëm pjesërisht, por pjesërisht i pajustifikuar, sidomos kur përhapet nga njerëz të papërgjegjshëm, ndjej t’ju uroj një javë të bukur.

Jeta jetohet sot. E nesërmja nuk është në dorën tonë. Ta lëmë natyrën në ligjësinë e saj e të mos e kompromentojmë me ligësinë tonë. Ne kemi në dorë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin: kjo është natyra jonë. Toka, universi ka ligjësitë e veta e i rregullon vetë. Po ta keni vënë re sot në mëngjes dielli ka lindur përsëri e toka rrotullohet rreth tij. E do të vazhdojë të jetë kështu.

Të marrim në dorë universin tonë njerëzor. Ne kemi në dorë ta bëjmë dashurinë forcën tërheqëse të këtij universi njerëzor, duke dashur Zotin dhe njëri-tjetrin. Kështu do të krijojmë komunitet solidar që kthehet në shpresë për të gjithë dhe kemi shumë nevojë, sidomos në çaste të vështira.

Lart zemrat e vazhdojmë rrugëtimin! Ditë të bukur

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamjet dramatike/ Lajmi për tërmet 6 ballë nxorri në rrugë e sheshe edhe durrsakët mbrëmë
Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Mogherini: Të rëndësishme edhe për BE-në »
Article Logic
Execution time: 0.020966053009033
array(1) { ["section"]=> string(83) "termetet-dom-gjergj-meta-jeta-jetohet-sot-e-nesermja-nuk-eshte-ne-doren-tone-179462" }