Tërmetet e shumta, Greqia mbështetje Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:09 22-09-2019 Tërmetet e shumta, Greqia mbështetje Shqipërisë

Ministria e Jashtme greke ka shprehur mbështetjen ndaj popullit dhe qeverisë shqiptare që po përballen me situatën e vështirë pas goditjes së tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin.

‘Ne i shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë qeverisë së Shqipërisë dhe njerëzve të prekur nga tërmeti’, thuhet në mesazhin në Tëitter.

Gjithashtu, sipas burimeve diplomatike Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, ka shprehur gatishmërinë e palës greke për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit.

Kujtojmë që dy lëkundjet e para të tërmetit janë ndjerë edhe në zona të Greqisë veriore, kryesisht në Korfuz.

Screenshot_1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071721076965332
array(1) { ["section"]=> string(53) "termetet-e-shumta-greqia-mbeshtetje-shqiperise-179356" }