Tërmetet, reagon Haradinaj: Kosova e gatshme të ndihmojë, lutjet tona janë me qytetarët  

Publikuar tek: rajon, më 08:17 26-11-2019 Tërmetet, reagon Haradinaj: Kosova e gatshme të ndihmojë, lutjet tona janë me qytetarët   Kryeministri ne detyre i Kosoves, Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar me shqetësim në lidhje me situatën që ka përfshirë Shqipërinë pas goditjeve nga tërmeti.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka theksuar se Kosova është e gatshme që t’i ofrojë ndihmën e saj të pakursyer popullit shqiptar në këtë situatë të rëndë.

Postimi i plotë:

Me shqetësim po i përcjell lajmet për tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë dhe një pjesë të Kosovës gjatë natës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët që pësuan dhe ata që presin me padurim lajme për familjarët e tyre. Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e saj të pakursyer popullit dhe shtetit të Shqipërisë për të tejkaluar këtë situatë të rëndë. Të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë.

RH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022235870361328
array(1) { ["section"]=> string(91) "termetet-reagon-haradinaj-kosova-e-gatshme-te-ndihmoje-lutjet-tona-jane-me-qytetaret-187298" }