Tërmeti 6.5 ballë godet Kinën, shkakton mbi 100 viktima, midis së cilëve turistë

Publikuar tek: bota, më 08:36 09-08-2017 Tërmeti 6.5 ballë godet Kinën, shkakton mbi 100 viktima, midis së cilëve turistë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme Kinën. Autoritetet kineze thonë se si pasojë e lëkundjeve më shumë se 100 persona mund të kenë humbur jetën. Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë i shkallës rihter, goditi provincën e Sichuan-it në jugperëndim të Kinës.

Deri më tani nga të dhënat zyrtare konfirmohen vetëm 13 persona të vdekur dhe të gjithë janë turistë. Ndërsa mbi 80 raportohen të plagosur.

Më shumë se 130 mijë shtëpi kanë pësuar dëme materiale. Presidenti kinez ka urdhëruar ekipet e shpëtimit të bëjnë ç’është e mundur për nxjerrjen e të plagosurve nga rrënojat.

Këtë provincë e ka goditur një tërmet i fuqishëm edhe në vitin 2008 duke lënë 70 mijë viktima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flakë masive në Itali: 3 të vdekur, 60 000 ndërhyrje
Tronditet përsëri Parisi, makina përplas 6 ushtarë »
Article Logic
Execution time: 0.013258934020996
array(1) { ["section"]=> string(84) "termeti-6-5-balle-godet-kinen-shkakton-mbi-100-viktima-midis-se-cileve-turiste-88624" }