Tërmeti 7.3 ballë godet Indonezinë

Publikuar tek: bota, më 07:05 25-06-2019 Tërmeti 7.3 ballë godet Indonezinë

Indonezia është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 7.3 ballë i shkallës Rihter.

Qendra Kombëtare për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë (BMKG) ka bërë me dije se epiqendra e tërmetit është regjistruar 245 kilometra në verilindje të rajonit Maluku në një thellësi prej 231 kilometrave.

Sakaq, BMKG nuk dha alarm për rrezik nga cunami. Sipas informacioneve të para tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Ndërkohë Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ka një magnitudë prej 7.5 ballë Rihter.

Në tërmetin me fuqi 7.5 ballë që goditi gjirin Palu dhe ishullin Sulaëesi më 28 shtator 2018 dhe cunami që pasoi, humbën jetën rreth 4340 persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01901388168335
array(1) { ["section"]=> string(41) "termeti-7-3-balle-godet-indonezine-169624" }