Tërmeti 8 ballë “shkund” Meksikën, bilanc tragjik: Shkon në 27 numri i viktimave

Publikuar tek: bota, më 13:59 08-09-2017 Tërmeti 8 ballë  “shkund” Meksikën, bilanc tragjik: Shkon në 27 numri i viktimave

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8 ballë ka goditur sot brigjet jugore të Meksikës.

Tërmeti me thellësi 33 km, epiqendra e të cilit është 120 km në jug të qytetit Pijapan, ka sjellë dhe rrezikun e kanosjes nga një cunam, ndonëse autoritetet e Meksikës dhe të Guatemalës ishin lajmëruar që më parë për këtë gjë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters pas lëkundjeve të forta banorët kanë dalë menjehërë në rrugë nga paniku.

Meksika kërcënohet dhe nga uragani “Katia”, që pritet të godasë qendrën e kontinentit amerikan.

Menjëherë pas rënies së tërmetit u raportuan 4 persona të vdekur, tre në shtetin meksikan të Chiapas dhe një në Guatemalë.

Sakaq numri i viktimave është thelluar duke shkuar në 27 persona.

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030930042266846
array(1) { ["section"]=> string(82) "termeti-8-balle-shkund-meksiken-bilanc-tragjik-shkon-ne-27-numri-i-viktimave-91561" }