Tërmeti bën bashkë dy vendet në konflikt, Greqia i ofron ndihmë Turqisë për personat e bllokuar

Publikuar tek: aktualitet, më 16:48 30-10-2020 Tërmeti bën bashkë dy vendet në konflikt, Greqia i ofron ndihmë Turqisë për personat e bllokuar

Tërmeti i fuqishëm që goditi qytetin turk të Izmirit dhe ishullin grek të Samos ka solidarizuar dy vendet, duke lënë mënjanë akuzat dhe kërcënimet për kurifin detar në Mesdhe.

Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, për të shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve për shkak të tërmetit.

"Sapo thirra në telefon Presidentin Erdogan për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të jetës nga tërmeti që goditi të dy vendet tona. Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë raste kur njerëzit tanë kanë nevojë të qëndrojnë së bashku",- shkruan Mitsotakis.

Ndërkohë që edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka folur në telefon me homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu, për t'i shprehur gatishmërinë për ndihmën në procesin e evakuimit të qytetarëve, që kanë mbetur jashtë shtëpive të tyre pas tërmetit tragjik.

 “Pas tërmetit të Samos dhe Smyrna, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias kontaktoi homologun turk M.Cavusoglu dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të dërguar drejtpërdrejt forcat EMAK në Turqi për të ndihmuar qytetarët e bllokuar”,- njofton Ministria e Jashtme greke.

kreia.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe ishujt grekë, sizmologu Llambro Duni tregon nëse rrezikohet edhe Shqipëria
Dy persona grabisin një dyqan në Roskovec, flet pronarja: Kishin një send që dukej si armë, morën çantën dhe disa bizhuteri »
Article Logic
Execution time: 0.013418912887573
array(1) { ["section"]=> string(101) "termeti-ben-bashke-dy-vendet-ne-konflikt-greqia-i-ofron-ndihme-turqise-per-personat-e-bllokuar-225809" }