"Tërmeti është shkatërrues", flet nga Turqia ambasadori Robo: Në Izmir ka shumë shqiptarë, dyshohet se ka viktima

Publikuar tek: aktualitet, më 14:29 30-10-2020

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo ka thënë se në Izmir ka shumë shqiptarë, por deri në këto momente nuk kanë ndonjë informacion për të lënduar.

 Në një prononcim për "News 24", Robo është shprehur se tërmeti ishte shkatërrues dhe dyshohet se nën rrënoja ka viktima.

“Tërmeti ishte shumë i fortë, 6,6 ballë sipas minsitrit të jashtëm turk. Deri më tani 6 godina janë shembur, është krijuar një situatë paniku në Izmir. Është një tërmet me të vërtetë shkatërrues.Unë kam bërë dy komunikime me banorë në Izmir, ka hamendësime që nën rrënoja mund të ketë viktima. Me saktësi nuk e dimë, por është një qytet ku ka shumë shqiptarë, ka edhe shtetas shqiptarë të ardhur rishtazi, sëfundmi.

Jam në kontakte të vazhdueshme me ta, nuk kam një informacion të qartë. Mbani parasysh që situata është kritike. Po bëhet e pamundura që situata të përballohet",- ka thënë ambasadori.

Deri në këto momente raportohet për të lënduar, pasi disa ndërtesa në Izmir janë shembur. Autoritetet kanë filluar kërkimet për personat e humbur nën rrënoja. Pak minuta më përpara një grua u arrit që të nxirrej e gjallë nga rrënojat e pallatit të shembur. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fyeu policët, gazetarja ‘ia numëron’ Sandër Lleshajt: 11 mijë gra dhe burra janë në krye të detyrës, 224 kanë rënë dëshmorë që ti zotëri të bëheshe ministër e ti pështyje
Meta reagon për tërmetin 6.6 ballë në Izmir: Gjithë populli shqiptar është pranë popujve miq të Turqisë dhe Greqisë »
Article Logic
Execution time: 0.012003898620605
array(1) { ["section"]=> string(115) "termeti-eshte-shkaterrues-flet-nga-turqia-ambasadori-robo-ne-izmir-ka-shume-shqiptare-dyshohet-se-ka-viktima-225792" }