Tërmeti i 26 nëntorit bën bashkë yjet botërore me ata të Shqipërisë, miqësore luksi në 'Air Albania Stadium'

Publikuar tek: sport, më 13:41 29-12-2019 Tërmeti i 26 nëntorit bën bashkë yjet botërore me ata të Shqipërisë, miqësore luksi në 'Air Albania Stadium'

Tashmë është zyrtare, Sindikata e futbollistëve do të organizojë ndeshje miqësore ndaj Italisë, Greqisë, dhe Turqisë.

Më datë 10 janar disa ish-yje të futbollit botëror do të zbresin në “Air Albania Stadium”, në miqësoret për bamirësi dhe lekët e mbledhura do të shkojnë për të dëmtuarit e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Njoftimi është bërë nga faqen zyrtare të FSHF-së:

Yjet historikë të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në fushën e Air Albania Stadium në datë 10 janar. Ky festival i futbollit me emrat e njohur të katër kombëtarëve, siç janë Zambrota e Perrota, Kampionë të Botës në 2006, apo Hasan Şaş i cili ishte një nga liderat e Turqisë në Botërorin e vitit 2002 ku u renditën në vendin e tretë si dhe fqinjët grekë të cilin fituan Kampionatin Europian në vitin 2004 nën dirigjimin e Karagunis, synon krijimin e një tradite të tillë në futbollin shqiptar për të afruar sportadëshit me emrat e mëdhenj të futbollit tone dhe atij ndërkombëtar. Të gjithë të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të ndeshjes do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ky turne organizohet nga Sindikata e Futbollit me mbështetjen e plotë të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Federata e Futbollit dhe Sindikata e Futbollistëve, fton të gjithë sportdashësit në këtë festival të paharrueshëm, ku do të performojnë në fushën e blertë emra të dashur, historikë dhe kampionë të futbollit, pa harruar edhe performancën artistike të emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare. Le të bashkohemi në këtë turne për të dhënë sadopak ndihmesë për të prekurit. Ky projekt i përgjegjësisë sociale, vjen në vazhdën e aktiviteteve të pandërprera të Federatës së Futbollit, të stafit dhe djemve e vajzave të kombëtareve shqiptare për të ndihmuar dhe lehtësuar familjet e prekura nga tërmeti. Fokusi parësor ka qenë te fëmijët.

Federata e Fubollit është zotuar të ndërtojë të paktën tre shtëpi të rrënuara nga tërmeti, ose më shumë në varësi të fondeve të mbledhura. Ka nisur tashmë evidentimi i shtëpive.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077619552612305
array(1) { ["section"]=> string(112) "termeti-i-26-nentorit-ben-bashke-yjet-boterore-me-ata-te-shqiperise-miqesore-luksi-ne-air-albania-stadium-190665" }