Gjykata e Apelit të Durrësit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke dhënë masën për 9 personat e arrestuar pas tërmetit të 26 nëntorit të cilët ishin përgjegjës për shembjet e banesave në të cilin kishin ndërtuar.
Mësohet se Gjykata e Apelit të Durrësit ka dhënë masën 'arrest me burg' për Arben Isakun, Klajdi Lamen, Rruzhdi Xhekën, Defrim Celami, Avdullah Osmani, Kujtim Hasa. Me masën detyrim paraqitje Gjykata e Apelit të Durrësit vendosi për Nevjana Isufin dhe Albrend Qetkën.
Ndërkohë ish-drejtori i Kavalishencës, Ahmet Doda u lirua për shkak të problemeve shëndetësore.
Në kërkim nga policia mbeten ende Artemis Malko, Artur Cela, Flamur Gjuzi (ish-drejtori i ALUIZN-it të Durrësit), Arben Qato, Dëshira Qato dhe Aldo Dakovelli. Në kërkim po ashtu është dhe ndërtuesi i banesës së familjes Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Masat e dhëna nga gjykata:
1- Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. – “arrest me burg”
2- Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” – “Arrest me burg”
3- Albrend Qetka, specialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre – “Detyrim paraqitje”
4- Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”, – “arrest me burg”
5- Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”- “arrest me burg”
6- Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Arrestimi i ligjshëm dhe “arrest me burg”
7- Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre- “arrest me burg”
8- Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, – “detyrim paraqitje”