Pasditen e sotme një tërmet i fortë goditi Maqedoninë e Veriut.
Lëkundjet u ndjenë shumë dhe në vendin tonë dhe Kosovë.
IGJEUM bën me dije se epiqendra ka qenë në Gostivar dhe me magnitudë 5 e shkallës Rihter.
Njoftimi
Përshëndetje! Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, në orën 3.25 pm sot është regjistruar tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut. Kurse tërmeti i orës 3.54 am ka qenë 5.1 i shkallës rihter.