Autoritetet turke konfirmojnë 2 viktima me origjinë shqipare, dyshohet djali që u gjet i përqafuar me nënën e tij

Publikuar tek: bota, më 20:17 31-10-2020 Autoritetet turke konfirmojnë 2 viktima me origjinë shqipare, dyshohet djali që u gjet i përqafuar me nënën e tij Fotomontazh

Një lajm i trishtë vjen këtë mbrëmje nga Izmiri i Turqisë, ku bëhet me dije se ka shkuar në dy numri i viktimave me origjinë shqiptare, që humbën jetën si pasojë e tërmetit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Ankara, e cila në një status në Facebook ka konfirmuar se dy persona nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.

Izmir2.jpg

Më herët u raportua se mes viktimave nga tërmeti shkatërrimtar që shkundi shtetin turk ditën e djeshme është dhe një grua shqiptare e Kosovës, e cila ishte shpërngulur që herët në vitin 1954 në Turqi.

E ndjera është Nazmiye Dograya (Nazmie Dograja) 62 vjeçe nga Prishtina. Ajo u gjet nën rrënojat e pallatit e përqafuar me të birin, i cili shpëtoi dhe u dërgua në spital.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rekord infeksionesh me COVID-19, shteti i rëndësishëm europian vendos për mbylljen e dytë, ja kufizimet e reja  
Britania e Madhe rikthen KARANTINËN deri në 2 dhjetor, diskutohet edhe mbyllja e kufijve »
Article Logic
Execution time: 0.01154088973999
array(1) { ["section"]=> string(138) "termeti-i-frikshem-autoritetet-turke-konfirmojne-2-viktima-me-origjine-shqipare-dyshohet-djali-qe-u-gjet-i-perqafuar-me-nenen-e-tij-225957" }