Tërmeti i fundit/ Shënohet një viktimë në Currila, roja i hotelit hidhet nga kati i 6-të prej frikës dhe ndërron jetë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:22 29-01-2020 Tërmeti i fundit/ Shënohet një viktimë në Currila, roja i hotelit hidhet nga kati i 6-të prej frikës dhe ndërron jetë

Tërmeti me magnitudë 4.9 rihter, i mbrëmjes së djeshme ka shënuar një viktimë.

Bëhet fjalë për shtetasin Thoma Ruçi, 62-vjeç, i cili është hedhur nga frika prej katit të 6-të të një hoteli, në momentin që toka ka pësuar lëvizje.

Mësohet se 62-vjeçari ka qenë roje hotelit, i cili ishte në ndërtim e sipër në zonën e Currilave.

Tërmeti i orës 21.15 ka qenë me epiqendër në fshatin Bubq dhe me thellësi 7 km. Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më te vogla, të cilat kanë shoqëruar aktivitetin sizmik të 26 Nëntorit.

Tërmeti ka shkaktuar panik të madh te qytetarët të cilët kanë vërshuar në rrugë në qytetët e Tiranës, Durrësit e deri në Lezhë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070960521697998
array(1) { ["section"]=> string(122) "termeti-i-fundit-shenohet-nje-viktime-ne-currila-roja-i-hotelit-hidhet-nga-kati-i-6-te-prej-frikes-dhe-nderron-jete-193447" }