Tërmeti i fuqishëm 6.5 ballë godet Filipinet

Publikuar tek: bota, më 15:23 31-10-2019 Tërmeti i fuqishëm 6.5 ballë godet Filipinet

Një tërmet me magnitutë 6.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur sërish Filipinet, për të dytën herë brenda 48 orësh.

Në raportimet paraprake u tha se të paktën 10 persona kishin mbetur të bllokuar brënda një hoteli, i cili u shëmb në Kidapaëan, në ishullin Mindanao, si pasojë e tërmetit. 

Gjithsesi, pak më vonë kryetari i qytetit konfirmoj se asnjë person nuk kishte mbetur brenda “Hotelit Eva” gjatë lëkundjeve të tërmetit, i cili kishte një thellësi prej 10 km, raportoi ‘Neë Yourk Times’.

Ndërkohë, u tha se Presidenti i Filipines, Rodrigo Duarte, ish kryetar i komunës së Davao, në ishullin Mindanao, ndodhej në Kidapaëan teksa tërmeti goditi vendin.

Por, Senatori Bong Go, një nga këshilltarët e Z.Duarte, u shpreh menjëherë se: “Një krisje e lehtë u shfaq në murin e dhomës së Presidentit gjatë kohës kur ra tërmeti këtë mëngjes, por Presidenti është i sigurtë dhe nuk është e nevojshme që të evakuohet.

Termeti vjen vetëm dy ditë pasi një lëkundje fatale me magnitutë 6.6 ballë goditi vendin, duke shkaktuar dëme të shumta në të gjithë zonën e ishullit Cotabato.

Termeti i mëparshëm la të vdekur të paktën tetë persona, duke përfshirë një fëmijë 7-vjeçar dhe një adoleshent, ndërkohë, të martën u plagosën më shumë se 300 përsona të tjerë.

Teksa banorët dolën në hapësira të hapura, atyre u kërkohej të qëndronin jashtë ndërtesave pasi priteshin goditje të tjera të forta.

Zyrtarët e katastrofave natyrore, thanë se një fëmijë 7-vjeçar dhe babai i tij 44-vjeçar, ishin pjesë e atyrë që mbetën të vdekur në provincën veriorë të Cotabato, pasi u goditën nga një gur.

Sipas raportimeve lokale të lajmeve, një burrë 66-vjeçar u vra teksa copëzat e një kishë në qytetin Koronadal ranë mbi të, dhe një nxënës i shkollës së mesme, 15-vjeçar, vdiq teksa u godit nga copat e ndërtesave të shkatërruara në Magsaysay.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013034105300903
array(1) { ["section"]=> string(51) "termeti-i-fuqishem-6-5-balle-godet-filipinet-184210" }