Pas tërmetit të djeshëm 4.8 ballë që tronditi zonën jugore bregdetare të vendit, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka shkuar vetë në terren për të parë nga afër situatën.
Siç kemi raportuar më herët, nuk ka njerëz të lenduar por vetëm deme materiale në 5 banesa në fshatin Kuç, nga të cilat 4 kanë dëmtime të lehta dhe 1 është dëmtuar më rëndë.
Çako tha se Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të banorëve.
“Do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve te shkaktuara në banesa, por edhe shkollën e fshatit. Emergjencat civile dhe forcat e armatosura janë në gatishmëri për ti ardhur ne ndihme banoreve. Të kalojmë situatën aktuale dhe natyrisht pastaj do të bëjmë vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara”, u shpreh kreu i Emergjencave Civile.