Tërmeti i fuqishëm në ishullin Samos, mes të plagosurve edhe 14 vjeçari shqiptar nga Lezha, dërgohet me helikopter për mjekim në Athinë

Publikuar tek: rajon, më 23:09 30-10-2020 Tërmeti i fuqishëm në ishullin Samos, mes të plagosurve edhe 14 vjeçari shqiptar nga Lezha, dërgohet me helikopter për mjekim në Athinë Termeti ne Samos

Mes të plagosurve nga tërmeti i fuqishëm 6.6 ballë i shkallës Richter në ishullin grek Samos është edhe një 14 vjeçar shqiptar.

Bëhet fjalë për djalin me inicialet E.M nga Lezha, i cili ka goditje në kokë, krah të thyer dhe dëmtime në këmbë.

Mësohet se ai është transportuar me helikopter drejt Athinës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkohë nga tërmeti i fuqishëm kanë humbur jetën deri më tani 19 persona, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa të plagosur jaën më shumë se 700 njerëz.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër rekord në Maqedoninë e Veriut: 934 të infektuar dhe 5 viktima nga Covid-19
»
Article Logic
Execution time: 0.010080099105835
array(1) { ["section"]=> string(140) "termeti-i-fuqishem-ne-ishullin-samos-mes-te-plagosurve-edhe-14-vjecari-shqiptar-nga-lezha-dergohet-me-helikopter-per-mjekim-ne-athine-225861" }