Tërmeti i fuqishëm në Turqi shemb kullën e vrojtimit të ushtarakëve, plagosen 3 persona

Publikuar tek: bota, më 17:10 14-06-2020 Tërmeti i fuqishëm në Turqi shemb kullën e vrojtimit të ushtarakëve, plagosen 3 persona Ilustruese

Një tërmet me magnitudë 5.7 i shkallës Richter ka goditur provincën Bingol në lindje të Turqisë, duke shkaktuar edhe rrëzimin e një kulle  vrojtimi ushtarake.

Si pasojë, tre ushtarakë kanë mbetur të plagosur, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm Suleyman Soylu.

Epiqendra e tërmetit ishte në rrethin Karliova të provincës Bingol, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për dëme të tjera.

Ministri Soylu njoftoi se njëri nga ushtarakët kishte ngecur nën rrënojat e kullës, ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U shërua nga COVID, por fatura e spitalit i shkon mbi 1 milion dollarë: Ndihem në faj që mbijetova...
“Racist, përdhunues”, vandalizohet statuja e gazetarit të famshëm italian Indro Montanelli »
Article Logic
Execution time: 0.010811805725098
array(1) { ["section"]=> string(93) "termeti-i-fuqishem-ne-turqi-shemb-kullen-e-vrojtimit-te-ushtarakeve-plagosen-3-persona-210288" }