Tërmeti i fuqishëm nxjerr nga shtëpia zv.kryeministrin, Erion Braçe del me pantallona të shkurtra në rrugë (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:32 21-09-2019 Tërmeti i fuqishëm nxjerr nga shtëpia zv.kryeministrin, Erion Braçe del me pantallona të shkurtra në rrugë (Foto) Zevendeskryeministri Erion Braçe, jashte pallatit pas termetit

Tirana dhe Durrësi u goditën pasditen e sotme nga lëkundje të fuqishme tërmeti, e para 5.8 ballë e shkallës rihter, me intensitet 7.5, ndërsa u pasua dhe nga të tjera me të ulëta.

Qytetarët braktisën të alarmuar banesat dhe apartamentet e tyre, ndërsa në panik nga lëkundjet e forta ka dalë në rrugë dhe zv.kryeministri Erion Braçe. Siç shihet nga foto, Braçe ka dalë i alarmuar nga apartamenti i tij, me pantallona dhe bluzë të shkurtër, ndërsa në dorë mban dhe çelsat e apartamentit.

Kujtojmë se Tirana dhe Durrësi u goditën pasditen e sotme nga lëkundje të forta tërmeti 5.8 ballë i shkallës rihter, me ndjeshmëri 7.5 ballë, ndërsa janë plagosur mbi 68 persona dhe janë dëmtuar banesa e pallate.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021025896072388
array(1) { ["section"]=> string(117) "termeti-i-fuqishem-nxjerr-nga-shtepia-zv-kryeministrin-erion-brace-del-me-pantallona-te-shkurtra-ne-rruge-foto-179315" }