Tërmeti i fuqishëm, Rama mbledh deputetët e PS: Të ndahemi sipas zonave

Publikuar tek: politike, më 10:31 22-09-2019 Tërmeti i fuqishëm, Rama mbledh deputetët e PS: Të ndahemi sipas zonave

"Të ndahemi sipas zonave", kështu iu drejtua kryeministri Edi Rama deputetëve gjatë mbledhjes së grupit të PS.

Kreu i qeverisë theksoi se e rëndësishme është që të ndahen ne zona dhe të kenë kontakte me të gjithë njerëzit.

Bdërkaq, ka përmnduar edhe rastin e tërmetit në Korçë, duke e vlerësuar si eksperiencë tyë mirë që shërben për menaxhimin e situatës.

"Të gjithë së bashku të ndahemi sipas zonave. Info janë të mjaftueshme për të bërë një ndarje të shpejtë të punës, duke mbuluar të gjitha inspektimet nga Tirana në zonën rurale deri në Durrës. Aspekti tjetër i rëndësishëm është pjesa që vazhdon nesër dhe në vijim me çdëmtimin. Inventari do të saktësohet. Ne kemi një eksperiencë pozitive nga tërmeti në qarkun e Korçës ku edhe sot që flasim ka familje që jetojmë në cadër. Nuk është rasti për zonën e prekur dje se nuk kas ansjë shtëpi të rrafshuar", tha Rama mes të tjerash.

Po ashtu Rama shtoi se jo çdo plasaritje dhe çarje e mureve përbën rrezik.

Më shumë nga fjala e Ramës:

Mbrëmë besoj se e keni njekur veçanërisht në Durrës ka pasur goxha ankth në familjet që janë prekur më shumë dhe kjo ka bërë që një pjesë e konsiderueshme njerëzish të qendrojnë jashtë banesave ashtu sikundër edhe pse janë vënë në dispozion të dyja strukturat e ministrisë së Mbrojtrjes dhe Brendshme që kanë rreth 700 shtretë sëbashku nunuk ka pasur fluks drejt tyre edhe si rezultat i nevojës së njerëzve për të qendruar me njëri-tjetërin që ka pasuar një grumbullim të stadiumi i Durrësit.

Në këtë situatë funskionojnë shumë edhe fantazitë dhe frikërat që duhen adresuar në komunikim, të gjithë së bashku të ushtrojmë pjesën e mbetur të ditës për kontakte me njerëzit.

Ka shumë shtëpi, sikur ka edhe një sërë pallatesh që kanë plasaritje dhe krisje është me shumë rëndësi tu shpjegohet njerëzve që jo domosdoshmërisht plasaritjet dhe krisjet përbëjnë rrezik.

Por instituti i ndërtimit ka filluar punën në bashkëpunim me një grup ekspertësh të ministrisë së Mbrojtjes. Nga ana tjetër është me rëndësi po ashtu tu shpjegohet njerëzve në disa raste godinat që kanë një ndarje të brendshme janë absolutisht të garatuara për shkak se bëhet fjalë për funksionimin si duhet e fugës sizmike, pikërisht në fuksion të përballimit të tërmetit. Jo cdo ndarje e godinave është negative. Jo më larg se 30 metra nga këtu është krejt e dukshme fuga sizmike që ndan korpusin e Kryeministrisë me atë të ministrisë së Financave. Duhet identifikuar qartësisht cdo shfaqje e tillë në sipërfaqen e pallateve. Mund të jetë edhe diçka më e thellë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02361011505127
array(1) { ["section"]=> string(76) "termeti-i-fuqishem-rama-mbledh-deputetet-e-ps-te-ndahemi-sipas-zonave-179365" }