Tërmeti i fuqishëm, Vjosa Osmani mesazh: Shqipëri jemi me ju!

Publikuar tek: rajon, më 13:44 22-09-2019 Tërmeti i fuqishëm, Vjosa Osmani mesazh: Shqipëri jemi me ju!

Kandidatja për kryeministre e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani ka reaguar për situatën e tërmeteve në Shqipëri.

Osmani është solidarizuar me të lënduarit pas tërmeteve të 24 orëve të fundit.

Përmes një statusi në Facebook, ajo është shprehur se po i ndjek me shqetësim raportimet për gjendjen në Shqipëri.

“Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar pas tërmeteve që goditën Shqipërinë. Jam jashtëzakonisht e prekur nga raportimet për numër të madh të të lënduarve dhe dëmet e mëdha. Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit dhe rimëkëmbje të mbarë për të gjithë të prekurit e tjerë nga kjo fatkeqësi. Në këto momente të vështira, jemi me ju”, ka shkruar Osmani.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 goditi dje vendin, me epiqendër në Durrës. Zonat më të prekura janë Tirana dhe Durrësi. Ndërkohë, gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm janë regjistruar sërish lëkundje. Reth 105 qytetarë morën shërbim mjekësor, ndërkohë qindra të tjerë kaluan natën jashtë.

Ky ishte tërmeti më i fortë i 3 dekadave të fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023262023925781
array(1) { ["section"]=> string(65) "termeti-i-fuqishem-vjosa-osmani-mesazh-shqiperi-jemi-me-ju-179386" }