Tërmeti i shkatërroi shtëpinë në Bubq, Besart Kallaku publikon historinë tragjike të familjes së Musait

Publikuar tek: aktualitet, më 21:34 02-12-2019 Tërmeti i shkatërroi shtëpinë në Bubq, Besart Kallaku publikon historinë tragjike të familjes së Musait Kryefamiljari Musai duke i dhene nje portokall Bepe Rexhes nga oborri i shtepise se tij te shkaterruar nga termeti ne Bubq

Aktori i njohur i humorit, Besart Kallaku ka publikuar një rast tepër të trishtë ditën e sotme kur këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore Bepe Rexha vizitoi të prekurit nga tërmeti në fshatin e Bubqit në Fushë-Krujë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Kallaku ka bërë të njohur për publikun historinë tragjike të familjes së Musait, të cilit përveç shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti, brenda tre vitesh i kishin vdekur edhe vajza me djalin.

Këngëtarja Bepe Rexha i premtoi Musait që do t'i rindërtonte shtëpinë nga fillimi.

Musai i lumturuar tha se pas këtij premtimi do të jetë i qetë që nipi dhe mbesa e tij të cilët janë jetim dhe jetojnë me të, do të kenë një strehë mbi kokë.

Nga shtëpia e tij në Bubq, Musait i kishte mbetur vetëm një pemë portokalli dhe me aq sa mundi e falenderoi me disa portokalle këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare Bepe Rexhën. 

Postimi i plotë:

Bebe Rexha vjen në Bubq dhe vendos të rindërtojë shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti të familjes së Musait, i cili përveç shkatërrimit të natyrës ka kohë që është i shkatërruar shpirtërisht. Brenda 3 vitesh i vdiq vajza dhe më pas djali.

Vajza i la jetime 2 fëmijë të cilët jetojnë me Musain dhe Sabijen. Djali para se të nisej herën e fundit në Itali i tha Musait, herën tjetër që do vij nga Italia do bojmë shpinë e re në fshat bab.

U kthye 1 muaj më pas, i pa jetë nga Italia. Pa e mbajtur dot amanetin.

Lavdia e Zotit, sjell Bebe Rexhan në Shqipni për t'i lehtësuar dhimbjen e prindërve dhe dheun e fëmijeve. Musai thotë që kurdo që t'i mbyllë sytë, do jetë i qetë për nipin e mbesën sepse do e kenë çatinë mbi kokë. Bekimin e të gjithëve ke Bebe Rexha. Bekuar që erdhe dhe kush të solli.

Musait i kishte ngelur veç ajo pemë portokalli dhe me aq mundi ta falenderonte.

Lavdia e Zotit. Amen.

e trishte.jpg

Musai, bashkeshortja e tij dhe nipi e mbesa te mbetur jetim pasi djali dhe vajza e tij kane nderruar jete gjate ketyre tre viteve te fundit. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075900554656982
array(1) { ["section"]=> string(109) "termeti-i-shkaterroi-shtepine-ne-bubq-besart-kallaku-publikon-historine-tragjike-te-familjes-se-musait-188173" }