Tërmeti, Jorida Tabaku: Shifra 1 mld euro, abuzive. Kryeministrit nuk i besoj fare

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 28-01-2020 Tërmeti, Jorida Tabaku: Shifra 1 mld euro, abuzive. Kryeministrit nuk i besoj fare Jorida Tabaku

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jorida Tabaku në studion e Ilva Now, në Euronews Albania duke folur për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe fatura e përllogaritur nga qeveria për rindërtimit, tha se shifra prej 1 miliard euro duhet marrë me spekticizëm.

 “Shifra prej 1 miliard euro është abuzive sepse nuk kemi parë ende një raport zyrtar dhe një analizë zyrtare të dëmeve. Shpresoj që të kenë një raport, sepse shpeshherë, sidomos Rama, abuzon me këto shifra. Shifra është 25% e buxhetit vjetor. Më duket, grup i Bashkimit Evropian, Bankës Botërore. 4.5 mld Renci dhe mori 1.2 Italia në rastin e Amatriçes. E rëndësishme është që të menaxhohet puna së brendshmi, sepse nuk mund të varim shpresën se do të ndodhi diçka në Konferencën e Donatorëve

Kur vjen puna te shifrat, Kryeministrit nuk i besoj fare. Kemi një eksperiencë 6-vjeçare për këtë.

Hapësirat për të ndihmuar njerëz janë në buxhetin e shtetit. Sepse sipas të dhënave të Kontrollit të Lartë të Shtet, ¼ e buxhetit zhduket. Pra, çdo katër vite zhduket një buxhet i shtetit”, tha znj. Tabaku.

Ish-deputetja tha se opozita nuk ka bërë për asnjë momnet fasadën në situatën e krijuar pas tërnetit, por ka dhënë opsionet e saj që nga dita e parë.

“Ta harrojë Edi Rama se opozita është atje për të bërë fasadën e tij,. Kemi dhënë opsione tona që në ditën e parë. Kemi bërë propozime konkrete, ka një paketë me 5 pika për të dalë nga situata.

Kemi bërë propozimin dhe për të gjetur hapësirën në buxhet.

Asgjë nga këto nuk u mor parasysh, dhe buxheti i shtetit u miratua me nxitim pa asnjë ndryshim.

Opozita kaq mund të bënte. Përgjegjësia është që të ofrojmë alternativën tonë, dhe të mos përdorim fatkeqësinë për qëllime politike.

Menaxhimi është në nivele skandaloze, përsëri jemi përpjekur që të jemi konstruktivë”, tha Tabaku.

Ish-deputetja demokrate u shpreh se rritja e borxhit të brendshëm me 71 për qind të PBB sipas shifrave të qeverisë dhe 80 për qind sipas atyre të FMN rrezikon financat publike.

“Sipas të dhënave të INSTAT, në dhjetor inflacioni ishte 1,4 për qind, që është edhe muaj festiv. Vihet re një tendencë për të mos konsumuar, sipas INSTAT sot shqiptarët po shpenzojnë ose pensionin ose shpenzimet, vetëm për të ngrënë. Nëse rrisim borxhin, pa rritur investime, duke rritur taksat kjo është shumë e dëmshme për ekonominë”, thaTabaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023065090179443
array(1) { ["section"]=> string(85) "termeti-jorida-tabaku-shifra-1-mld-euro-abuzive-kryeministrit-nuk-i-besoj-fare-193366" }