Tërmeti katastrofik/ Ministria e Arsimit firmos urdhrin: Ja datat kur do zëvendësohen ditët e pushimit në shkolla

Publikuar tek: aktualitet, më 16:42 22-01-2020 Tërmeti katastrofik/ Ministria e Arsimit firmos urdhrin: Ja datat kur do zëvendësohen ditët e pushimit në shkolla

Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve ka dhënë urdhër që të zëvendësohen të gjitha ditët e bëra pushim nga shkollat pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona, u plagosën qindra të tjerë si dhe u shembën e dëmtuan pafund shtëpi dhe disa institucione, ndër to edhe shkollat.

Sipas urdhrit të ministrisë data 26 nëntor do të zëvendësohet në datën 16 mars, sakaq edhe ditët e tjera pushim do të zëvendësohen me datat 25 janar dhe 29 shkurt dhe 28 mars. Të gjitha ditët që u bënë pushim pas 26 nëntorit do të zëvendësohen me disa të shtuna.

Ministria ka ngarkuar institucionet arsimore për zbatimin e datave që do të zëvendësojnë ditët e bëra pushim në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, për shkak të tërmetit katastrofik prej të cilit u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Në shkollat e Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, zëvendësimi do të jetë më 25 janar, 29 shkurt dhe 16 mars, kurse në Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut dhe Krujës, në ditët 25 janar, 15 dhe 29 shkurt, 16 dhe 28 mars.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071558952331543
array(1) { ["section"]=> string(118) "termeti-katastrofik-ministria-e-arsimit-firmos-urdhrin-ja-datat-kur-do-zevendesohen-ditet-e-pushimit-ne-shkolla-192843" }